Malësia e Krujës po përballet me përkeqësim të kushteve të motit. Niveli i dëborës ka kaluar deri në 50 centimetra trashësi.
Ndërsa energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë njësinë administrative të Cudhinit (Malësia e Krujës). Erërat e forta dhe kushtet e vështira atmosferike e vështirësojnë punën për normalizimin e situatës.
Ndërkohë që shumica e akseve rrugore janë të bllokuara nga prezenca e madhe e dëborës.