Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj akuzave të PD-së, duke shpjeguar se SPAK ka përfunduar se vëllai i tij, Olsi Rama, nuk është përfshirë në aktivitetin kriminal të dosjes “Xibraka”.
Rama tha se denoncimi i Gazment Bardhit përdori Olsin për ta sulmuar dhe për ta dëmtuar atë në sytë e opinionit publik. Ai theksoi se kishte pritur që drejtësia të fliste dhe nuk ishte shprehur më parë pa prova të mjaftueshme.
“Në atë dosje u fliste për një person i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas atij zotërisë, ky person ishte im vëlla. Nuk jam shpjeguar deri më sot, kam bërë shumë durim. Nuk kam dashur të flas unë me bindjet e mia pa folur drejtësia me provat e veta.
SPAK deklaroi se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë dhe nuk ka asnjë prove që ta lidhe atë me aktivitetin kriminal. Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua dhe rrëzuar në sytë e opinionit publik”, tha Rama.