Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e mundshme lidhur me lidhjet e tij familjare dhe ndikimin që mund të kenë në biznes dhe institucione.
Ai ka sqaruar se vëllai i tij është i angazhuar vetëm në drejtimin e klubit sportiv Partizani dhe nuk ka kërkuar asnjë favore nga influenca e tij politike. Po ashtu, ai theksoi se as gruaja dhe as vajza e tij nuk kanë kërkuar ndihma ose privilegje të tilla.
“Im vëlla është në punën e tij. Kurrë i përfshirë, përveç në drejtimin e klubit sportiv, Partizani. Vëllai im nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë prej influencës sime asnjë lloj favori. Fjala klubi Partzani, është pasqyrë e qartë, që na ndan mua dhe kundërshtarët e mi. Nuk ka marrë dhe kërkuar asnjë favor, edhe ime shoqe. As vajza jonë po ashtu”, theksoi ai.