Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda në ceremoninë e 112 vjetorit të policisë shprehu mirënjohje për punën e palodhur të forcave blu që kanë bërë ndër vite.
“Kjo ditë na kujton jo vetëm përkushtimin, por dhe punën që kanë bërë breza të tërë. Në 1912, Ismail Qemali urdhëroi mbledhjen e forcave dhe xhandarmërisë. Gjatë këtyre 112 viteve, rrugëtimi ka qenë i vështirë.
Me privilegjin që kam si drejtor i përgjithshëm, dua të kujtojë veprën e atyre që do të mbetet e paharruashme. Sot policia nuk është më ajo e djeshme. Për këto procese modernizmi shpreh mirënjohjen për qeverinë shqiptare që na i ka mundësuar.
Jam shumë krenar që nëpër tavolina nga e gjithë bota, dëgjoj të flitet për policinë tonë. Këto guyrë të rëndësishëm në policinë tonë janë ndërtuar me shumë rigorizitet. Qindra të rinj po ndjekin akademinë dhe jam i lumtur që çdo vit e më shumë, po ndiqet si model i të rinjve.
Ky tranformim nuk do të ishte i mundur pa mijëra burra dhe gra që kanë zgjedhur të veshin uniformën e polcisë. 112 vite histori janë pjesë e angazhimit tuaj, le të punojmë së bashku për të forcuar besimin e qytetarëve të policia e shtetit”, tha Proda.