Mbrëmjen e djeeshme një atentat em armë zjarri ndodhin në zonën e Pallatit me Shigjeta, ku u vra biznesmeni 56-vjeçar Bujar Nasufi. 56-vjeçari ishte pronar i një biznesi mobilerie dhe autorët qëlluan në dretim të tij me 6 plumba.
Autorët kanë ndjekur çdo lëvizje të biznesmenit dhe kanë qëlluar në momentin kur ai ishte në makinën e tij. Më pas autorët të maskuar janë larguar drejt Saukut me një motor të zi.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve përreth të cilat mund të kenë fiksuar momentin e të shtënave ose largimin e autorit dhe mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.