-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin emrat/ 13 kandidatët për vendin e Holta Zaçajt në Kushtetuese

Kryesoret

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në vendin vakant të krijuar si rezultat i mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt. Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:

  1. Alban Toro
  2. Alma Faskaj
  3. Asim Vokshi
  4. Denar Biba
  5. Florjan Ballhysa
  6. Genta Tafa
  7. Irena Nino
  8. Klodian Rado
  9. Lulzim Hamitaj
  10. Naureda Llagami
  11. Nurihan Meta
  12. Rezana Balla
  13. Sinan Tafaj

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë.

Lista me emrat e kandidatëve publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, të mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit