Në lidhje me ekzekutimin e ebizensmenit në Tiranë, pista kryesore e policisë është konflikti brenda rrethit familjar. Autorët e kanë prituar atë pranë banesës së tij dhe më pas e kanë qëlluar, ku 56-vjeçari ka marrë dy plumba në gjoks.
Kanë qenë dy makina, në njërën 56-vjeçari së bashku me gruan e tij, dhe në tjetrën vëllai i tij. Ata jetojnë në një godinë që e kanë ndërtuar para disa vitesh. Në fillim është futur makina e tij dhe më pas mjeti i biznesmenit.
Më pas autorët të maskuar me kapuç e kanë qëlluar dhe janë larguar me motor të zi drejt Selitës.