-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha: 13 janari ditë e shënuar për historinë e popullit shqiptar

Kryesoret

Policia e Shtetit shënon 112-vjetorin. Në ceremoninë e zhvilluar ministri i brendshëm Ervin Hoxha u shpreh se kjo ditë është historike e popullit shqiptar. Hoxha u shpreh se synimet per rezultatet e policisë duhet të jenë të legjitimuar. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit është sfidë për ta.

“13 janari mbetet një ditë e shënuar për historinë e popullit shqiptar. Kjo trupë ka përballuar detyrat të vështira, bashkë me arritjet ndër vite, ajo na sjell përpjekjet tona dhe barrën e rëndë që i është dashur të mbajë mbi supe. Natyrshëm ne dalim në përfundimin, se një punë nuk mund të realizohet pa mund. Kam nderin të përmend emrin e çdo punonjësi të rënë në krye të detyrës. Emrat e tyre të skalitur në këtë memorial dëshmojnë tributin që ka paguar shteti shqiptar në këto vite.

Në këto ditë të para të vitit 2025 bashkë me urimet për të gjjithë ju, dëshiroj të përcjellë një mesazh me shumë përgjegjësi. Është e vërtetë që ky përvjetor përkon me numrin unik të emergjencave që ne kemi 112, prandaj ky simbol mund të ndodh vetëm një herë. Edhe lutem që ta konsiderojnë këtë numër si një barrë që duhet kapërcyer.

Megjithatë unë kam besim te strukturat e policisë së shtetit, me ndryshimet e strukturave, synimet tona për rezultatet duhet të jenë të legjitimuar. Procesi i ndryshimit të strukturave drejtuese meriton jo vetëm meritokraci, por te drejtuesit e ri shoh gjithçka që do të udhëhiqet me vendosmëri. Lufta kundër korrupsionit është sfidë për ne.

Reformat e ndërrmarra janë zhvilluar për të rritur besimin te institucionet tona. Më shumë pret shoqëria nga ne, duke na besuar dhe duke nga ngritur nivelin me ndërkombëtarët.

Përmirësi i shërbimeve është një tjetër kërkesë që duhet të merret parasysh nga ju. Vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara. Në mbyllje dua t’ju them në këtë rrugëtim policia e shtetit nuk do të jetë vetëm, por do të ketë mbështetje dhe nga ministria. Së fundmi, kemi miratuar programin për zero përqind interes ndaj kredive.”, tha Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit