Ministria e Mbrojtjes me anë të një postimi kanë njoftuar se efektivët e batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren drejt spitalit të Bulqizës.
Fëmija në fillim u transportua me mjetin ushtarak të batalionit të Tretë dhe më pas kaloi në ambulancë për të vijuar drejt spitali.
“Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente”, shkruan Ministria.