Prefekti i Qarkut të Tiranës Afrim Qendro ka thënë se situaa është më e qetë dhe po vijon puna për normalizimin e situatës. Ai ka shprehur se në qafën e Murrizit, tuneli Rrugës së Elbasanit, rrëshqitje dherash në disa zona, evakuim banese në Shkozë, dhe gati 14 raste të rënieve të pemës dhe shtyllave elektrike.
“Kemi pasur një rast specifik në hyrje të tunelit së Murrizit me 3 persona të bllokuar. Sot në mëngjes kemi bërë të mundur që tre pasagjerët që ishin në automjet të nxirren me një automjet të kompanisë së mirëmbajtjes. Janë në gjendje të mirë shëndetësore, u është dhënë trajtimi i duhur mjekësor”,ka thënë Qeto.
Ai ka theksuar se një familje është evakuuar në Shkozë pas përmbytjes së banesës.
“Kemi vetëm në Shëngjergj dhe Baldushk, dy raste të rënies së shtyllave. Njëra është rregulluar dhe tjetra po punohet për ta vënë në funksion, s’kemi pasur rasti të shkëputje të energjisë, në Shëngjergj dhe zonën e Dajtit kemi pasur në orët e vona të mbrëmjes reshej dëbore, por ekipet kanë qenë në terren. Trafiku është normalizuar, të gjitha shërbimet bazike të qytetarëve ne këto zona kryhen në mënyrë normale”, tha Qendro në Report Tv.