Situata vazhdon të jetë problematike në segmentet Qafë Thanë, Libonik-Rëmbec-Plasë, Korçe-Ersekë dhe Zëmblak-Goricë. Segmentet po mbahen në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e qarkullimit rrugor.
Policia pën apel që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të shtuar, si dhe të pajisen me goma dimërore.
Gjithashtu kërkohet mirëkuptim nga qytetarët kur fluksi i mjeteve që lëvizin gjatë ditës është më i lartë e për pasoje ulet ritmi i shpejtësisë së përshkrimit të segmenteve rrugore nga borëpastrueset.