-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia: Jemi gati të organizojmë takimin Trump-Putin

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç tha se Serbia është e gatshme të mirëpresë një takim të mundshëm midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Serbia mund të luajë një rol të rëndësishëm si mikpritëse. Presidenti [Aleksandar] Vuçiç ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar, që na mundëson të jemi vend i takimeve të tilla”, tha Gjuriç për Radio-Televizionin e Serbisë.

Media të ndryshme ndërkombëtare janë duke raportuar ditëve të fundit për mundësinë e një takimi të tillë, derisa Trump – i cili është zotuar se do ta përfundojë shpejt luftën e Rusisë në Ukrainë – pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar.

Kremlini tha të hënën se nuk ka ende ndonjë përgatitje specifike për këtë takim, ndërsa një këshilltar i Trumpit tha se dy udhëheqësit pritet të bisedojnë përmes telefonit në ditët ose javët në vazhdim, raporton Reuters.

Duke folur për RTS-në, Gjuriç tha se Beogradi mund të bëhet me sukses vend i takimit.

“Besoj se mund ta japim kontributin tonë dhe të luajmë një rol të vogël, por jo krejtësisht të parëndësishëm, dhe t’ua ofrojmë një gjë të tillë partnerëve tanë”, tha Gjuriç.

Për gatishmërinë e Serbisë për t’u bërë nikoqire e mundshme e Trumpit dhe Putinit foli një ditë më herët edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Mediat në Serbi raportojnë se ambasadori amerikan në këtë vend, Christopher Hill, tha se Uashingtoni me siguri do ta shqyrtojë idenë e tij.

“Kam parë që presidenti ka shprehur mendimin e tij. Natyrisht që ideja do të shqyrtohet në Uashington”, u tha Hill gazetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit