Serbia do të organizojë një takim të mundshëm mes presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump dhe shefit të kremlinit Vladimir Putin. Në lidhje me këtë takim ka reaguar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ku shprehet se Sebia është vendi ku mbështetja për trump është maksimale.
Vuçiç ka thënë se Beogradi është i gatshëm të organizojë takimin dhe të garantojë sigurinë e nevojshme për të dy udhëheqësit.
“Serbia është vendi ku presidenti Trump gëzon mbështetjen më të madhe se kudo tjetër në Europë. Nuk ka vend qe të mund të krahasohet me Serbinë në aspektin e nivelit të mbështetjes për presidentin Trump. Dhe nga ana tjetër, Serbia është një vend ku presidenti Putin është ende shumë, shumë popullor. Kështu mendoj se ky është një vend në glob që do të ishte ekstremisht i përshtatshëm për të dy ata”, tha Vuçiç.