-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U ekzekutua me armë zjarri në makinë, ja kush është viktima në aksin Fier-Vlorë

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Vlorë, ku një 30-vjeçar ka humbur jetën pas një atentati me armë zjarri. Shtetasi Kristian Marku, drejtonte një automjet tip Volkswagen kur është qëlluar me armë në afërsi të fshatit Novoselë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të gjetur autorët e krimit.

Në momentin e ngjarjes, automjeti i Markut ishte ndaluar pranë një karburanti, dhe pas goditjes me plumba, ai ka mbetur i pajetë në brendësi të mjetit. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe ka ngritur një operacion për kapjen e autorëve.

Viktima është identifikuar si Kristian Marku, ndërsa policia po kryen kontrollime të mëtejshme në zonë për të mbledhur prova dhe për të siguruar informacionet që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Hetimet janë ende në vazhdim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit