-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky ofron shkëmbim të ushtarëve të Koresë së Veriut

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë që është i gatshëm që ti dorëzojë Phejani dy ushtarë të kapur të Koresë së Veriut.

“Për ata ushtarë të Koresë së Veriut që nuk dëshirojnë të kthehen, mund të ketë opsione të tjera në dispozicion”, shkroi Zelensky në X.

Atyre që duan “ta sjellin paqen më afër, duke përhapur të vërtetën për këtë luftë në koreanisht, do t’u jepet mundësia”, shtoi ai.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se njëri nga dy ushtarët u tha zyrtarëve se mendonte se do të shkonte në Rusi për “stërvitje” dhe jo në luftë. Atij iu gjet një kartë identiteti ushtarake ruse, e lëshuar në emër të një personi tjetër.

Ushtari tjetër nuk kishte dokumente. SBU-ja tha se dy burrat, të cilët u kapën më 9 janar, janë në Kiev dhe nën kujdes mjekësor.

Ata flasin vetëm koreanisht dhe janë duke u marrë në pyetje me ndihmën e Shërbimit Informativ Kombëtar të Koresë së Jugut, tha SBU-ja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit