-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati ndaj 30-vjeçarit, PD Vlorë: Kreu i narkodiktaturës përpiqet të maskojë realitetin e hidhur

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë Atird Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj 30-vjeçarit ditën e djeshme. Hoxha thekson se Rama po përpiqet që të demaskojë realitetine hidhur përmes propagandës dhe videokartolinave.

Ai i bën thirrje policisë së shtetit dhe autoriteteve përgjegjëse që të reagojnë me vendosmëri dhe urgjencë ndaj sigurisë së qytetarëve.

“Ngjarja e djeshme në Vlorë, ku një 30-vjeçar u vra në një atentat mafioz, është një tregues i qartë i situatës së rëndë dhe të papranueshme të sigurisë publike në vend.

Ndërsa kreu i narkodiktaturës Rama përpiqet të maskojë realitetin e hidhur përmes propagandës dhe videokartolinave, bandat kriminale veprojnë të pandëshkuara, duke mbjellë frikë dhe pasiguri në rrugët e Shqipërisë.
Kjo është ngjarja e dytë e këtij lloji në qytetin tonë brenda një periudhe të shkurtër, ku kriminelët veprojnë të pashqetësuar, duke lënë pas një makinë të djegur dhe një qytet të traumatizuar.

Situata e pasigurisë në të cilën ndodhen qytetarët tanë është alarmante dhe e papranueshme. Njerëzit jetojnë në frikë të përhershme, ndërsa Policia e Shtetit vazhdon të tregojë një pafuqishmëri të plotë për të reaguar dhe për të garantuar rendin publik.

Partia Demokratike Dega Vlorë shpreh shqetësimin e saj të thellë për këtë situatë kaotike dhe të rrezikshme. Është e qartë se mungesa e veprimit nga ana e Policisë dhe institucioneve ligjzbatuese ka krijuar një klimë ku krimi ndihet më i fuqishëm se ligji.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përgjegjëse që të reagojnë me vendosmëri dhe urgjencë. Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet absolut, dhe ligji duhet të rikthejë kontrollin mbi rrugët tona, duke treguar se askush nuk është mbi të. “, reagon kreu i Pd Vlorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit