Ylli amerikan i muzikës, Beyonce do të dhurojë 2,5 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga zjarret në Los Anxheles përmes fondacionit të saj “Beygood”.
“Los Angeles ne qëndrojmë me ju”, thuhet në një postim nga fondacioni në Instagram të dielën vonë.
Paratë janë caktuar për të mbështetur familjet në lagjet Altadena dhe Pasadena që kanë humbur shtëpitë e tyre. Kishat dhe qendrat komunitare që mbështesin të prekurit në rajon do të marrin gjithashtu donacione.