Gushti i vitit 2025 është regjistruar si gushti i tretë më i nxehtë në botë ndërsa gjatë kësaj periudhe shënoi valë të nxehta dhe zjarre në pyje në Evropën Jugperëndimore.
Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), sistemi i monitorimit satelitor i Bashkimit Evropian (BE), publikoi të dhëna mbi temperaturat mesatare globale të sipërfaqes dhe detit për gushtin.
Sipas të dhënave, gushti i vitit 2025 ishte gushti i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në aspektin e temperaturave mesatare globale. Temperatura mesatare e sipërfaqes në këtë muaj ishte 16.6 gradë Celsius.
Temperaturat mesatare në fjalë u shënuan 0.49 gradë Celsius mbi mesataren e gushtit nga viti 1991 deri në vitin 2020 dhe 1.29 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën para-industriale. Muaji në fjalë ishte 0.22 gradë Celsius më i ftohtë se gushtët rekordthyes të viteve 2023 dhe 2024.
Temperatura mesatare globale 12-mujore për periudhën shtator 2024-gusht 2025 u mat 0.64 gradë Celsius për periudhën 1991-2020 dhe 1.52 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën para-industriale.









