Policia ka arrestuar 58-vjeçarin Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka banues në Berat. Ai është i shpallur në kërkim nga autoritete italiane dhe u arrestua në Berat me qëllim ektradimin e tij në Itali.
58-vjeçari është i dënuar nga Italia me 7 vite burg për pjesëmarrje në organizatën kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë periudhës 2002-2003, kjo organizatë kriminale trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 58-vjeçarit në Itali.