Ditën e sotme një person është gjetur i pajetë në lumin “Drini i Bardhë” në afërsi të urës së fshatit Rugovë. Viktima është Arban Hisari i lindur në vitin 1998, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi e ka konfirmuar këtë ngjarje.
“Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur. Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.”, thuhet në njoftim.