Një i ri i diagnostifikuar me sëmundjen e miut ka ndërruar jetë në spitalin e Kurbinit. Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për 59-vjeçarin Agron lala, shefin e urgjencës në spitalin e kurbinit. 59-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre.
Nga materialet filmike të transmetuara në emisionin “STOP”, dyshohet se si pasojë e mosveprimit në kohë dhe sipas protokolleve spitalore, të 59-vjeçarit, ka humbur jetën në spital, pacienti, shtetasi F. L..
Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po hetohet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat dhe përgjegjësitë mbi këtë rast. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.