Përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë zhvilluan një takim me shefin e delegacionit të BE-së në Shqipëri ambasadori Silvio Gonzato.
Në këtë takim u diskutua dimensioni rajonal i procesit të integrimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit ndërmjet tyre.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dhe Delegacioni i BE-së ranë dakord mbi rëndësinë e informimit më të mirë dhe angazhimit të opinionit publik mbi procesin e integrimit.
Gjithashtu Këshilli i Amasadorëve Shqiptarë përsëritën përkushtimin e palëkundur për të bashkëpunuar me të gjitha palët relevante për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.