-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov: Jemi në kontakt me Serbinë pas sanksioneve amerikane

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të martën se Moska është në kontakt me “miqtë e saj serbë” lidhur me fatin e pronësisë së kompanisë serbe të naftës NIS, e cila u vu nën sanksionet e SHBA-së.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pas një takimi me ambasadorin rus në Serbi, Bocan-Harçenko tha se ka kërkuar “nga miqtë rusë” fillimin e konsultimeve dhe mbajtjen e takimeve për funksionimin e NIS-it në të ardhmen.

“(Diskutuam edhe për) gjetjen e zgjidhjes më të mirë në interes të ndërsjellë, duke ruajtur marrëdhëniet e partneritetit dhe ato miqësore ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram, të martën.

Vuçiç tha të premten se pas sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër sektorit të naftës ruse, kompanisë Gazprom Neft të Rusisë do t’i jepet një afat prej 45 ditësh për të dalë nga pronësia e NIS-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit