Moti i keq vazhdon të jetë në qarkun e Dibrës. Reshjet e dëborës janë ndërprerë por temperaturat në Bulqizë kanë shkuar deri në -15 gradë.
Qarku i Dibrës vazhdon të jetë i bllokuar në 60% të fshatrave dhe lartësia e dëborës ka shkuar rreth 1 metër në Lurë, Selisht, Kalaja-Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren.
Gjithashtu edhe ditën e sotme është pezulluar mësimi në 60% të shkollave. Në orët e para të ëngjesit është hapur rruga e Arbrit dhe në rrugën nacionale Lurë, Selisht, Kalaja-Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren.