Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 81-vjeçarit i cili u gjet i pajetë dje në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar, Tiranë.
I moshuar, Xhemal Meta dyshohet se është vrarë, për shkak se në trupin e tij janë konstatuar shenja.
Pritet dhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes së tij
“Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës”, thuhej në njoftimin e policisë.