Tregtari Gjergj Dardha ka plagosur me thikë këngëtarin Ademir Fresku. Ai ka shkuar i dehur në lokalin ekëngëtaritdhe ky i fundit nuk i ka shërbyer duke e pralajmëruar që të mos shkojë më. Në atë moment tregtari ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar.
Motra e Gjergjit ka hedhur poshtë pretendimet se vëllai i saj është i alkolizuar. Ajo ka thënë se ai ka shkuar që të hedhë mbeturinat.
“ka shkuar të hedhë mbeturinat, ai i ka thënë mos i hidh këtu sepse i merr era e mi sjell.
Gjergji është vëllai im, ai e ka qëlluar me një thikë të vogël. Ka nënën të paralizuar. Gjergji nuk pi alkool”, u shpreh ajo.