Kanali i Ibër-Lepencit në veri të Kosovës është rikthyer në funksion që pas shpërthimit që ndodhi.
Kanali u riparua nga dëmet fizike dhe lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë së Kosovës Artane Rizvanolli.
“Kanali i rehabilituar i Ibër Lepencit hyri në funksion sot. Faleminderit punonjësve për angazhimin e jashtëzakonshëm. Kështu duhen e mbrohen asetet e shtetit”, shkruan ministrja.