Sekuestrohen në Durrës 400 mijë litra naftë kontrabandë nga Tunizia. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë sirianët Mohammed Salli 56 vjeç, kapiteni i anijes, Wissan Broud 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, Hassan Broud 47 vjeç, shefi i inxhinierëve, Sami Shanta 25 vjeç, shefi i ofiçinës, Faez Ismaeil 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, si dhe shqiptari Nedio Mejdani 34 vjeç, oficer i parë i anijes.
Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, Juxhin Koka 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe Serxha Suli 32 vjeç, banues në Durrës. Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.