Kanë kaluar dy ditë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi në Tiranë. E pranishme në vendin e ngjarjes në momentin e ekzekutimit ka qenë gruaja e viktimës, por ende nuk dihet se cfarë ka dëshmuar, nëse e ka parë autorin.
Autori u largua me motor me shpejtësi duke humbur gjurmët. Policia e Tiranës shpreson tek kamerat e sigurisë për të zbardhur vrasjen, pasi ende nuk kanë përftuar të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e tij.