Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një takimi me Komisioneren për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos, theksoi nevojën për përfshirjen e opozitës në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Ajo theksoi se procesi duhet të përfshijë reforma të ndershme dhe zgjedhje të lira që pasqyrojnë aspiratat e qytetarëve shqiptarë për një të ardhme europiane.
“Shqipëria ka potencial për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, por ky proces kërkon reforma të ndershme, reale dhe zgjedhje të lira që pasqyrojnë aspiratat e qytetarëve shqiptarë për një të ardhme europian”, shkruan Tabaku në postimin në rrjetet sociale.
Tabaku, bashkë me deputetët e opozitës, u shpreh e vendosur që integrimi i Shqipërisë në BE të mos mbetet vetëm një premtim, por të realizohet si një realitet.