I pandehuri i drejtësisë Nuredin Dumani ka folur në GJKKO në lidhje me lirimin e tij nga burgu në vitin 2014.
Dumani ka treguar se ndërmjetës ka qenë avokati Alban Bengasi dhe se ka pasur ndihmë nga vëllai i ish ministrit të drejtësisë Nasip Naço.
“Kam paguar para që të dilja nga burgu më 2013, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit, që është mjek. I bënë letrat sikur isha për të vdekur. Dhe më nxorën nga burgu gjasme vuaja nga zemra”, ka dëshmuar Dumani.
Gjithashtu Dumani ka shpjeguar se dhëndri i vëllait të Nasip Naços në atë kohë ka qenë shef i spitalit, kurse ai ishte arrestuar për pengmarrje. Për të dalë nga qelia ka paguar 40 mijë euro dhe pasi siguroi dokumentin për probleme shëndetësore u lirua.