Një avion stërvitor i shërbimeve të sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit, duke shkaktuar vdekjen e tre personave.
Ngjarja ndodhi në mëngjesin e 15 janarit, pak pasi avioni u ngrit nga qyteti Rast me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar Mehrabad në Teheran. Sipas autoriteteve lokale, rrëzimi ka ndodhur për shkak të një defekti mekanik.
Ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur trupat e tre viktimave.