-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i familjes së Liridonës: Fëmijët duan të vizitojnë varrin e nënës

Kryesoret

Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares. Ai e ka cilësuar këtë hap si një lehtësim të madh, si profesionalisht ashtu edhe shpirtërisht, për familjen e viktimës.

“Ngritja e aktakuzës për mua si avokat në emër të familjes ka qenë një lehtësim edhe profesional edhe shpirtëror. Për shkak se sikur të zgjaste edhe më shumë, ndoshta edhe familja do të kishte humbur besimin në një shtet ligjor dhe në sundimin e drejtësisë.

Kjo aktakuzë jep shpresë dhe është përfundimi i hetimeve, por gjithashtu një konkludim moral dhe shpirtëror për familjen, pasi dyshimet e tyre tashmë janë kristalizuar,” deklaroi Syla. Avokati gjithashtu theksoi se për tre të akuzuarit për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, prokuroria ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm.

Gjatë deklaratës së tij, Syla bëri të ditur se fëmijët e Liridona Ademaj aktualisht ndodhen në Suedi dhe nuk kanë vizituar Kosovën që nga ngjarja tragjike. “Fëmijët janë shumë të mërzitur dhe të vetëdijshëm për rastin. Ata e dinë se nënën e tyre nuk do ta shohin më dhe janë në një gjendje të rëndë emocionale. Ata kanë shprehur dëshirën për të vizituar varrin e nënës dhe për t’i sjellë lule,” tha Syla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit