Një efektiv policie, 57-vjeçari A.S., ka rënë nga lartësia e një pallati në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Policia njofton se specialisti i Qarkullimit Rrugor është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Grupi Hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.