-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Vezaj: Pse nuk e arreston Dumani dhëndrin e vëllait të Naços?

Kryesoret

Si ka mundësi që superprokurori Altin Dumani nuk ka nisur hetime, nuk ka bërë arrestime dhe as nuk ka caktuar masë sigurie për dhëndrin e vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë, për ekspertët e mjekësisë, prokurorin dhe gjyqtarët që liruan Nuredin Dumanin, duke marrë nga ky i fundit 40 mijë euro?! Dëshmia e Dumanit është dhënë që në 2022 për kujtesë!

Fakti është provuar: Dumani është i besuar i prokurorisë me statusin “i penduar”; raporti i ekspertëve është përpiluar dhe ndodhet aty; prokurori nuk e ka ankimuar; dhe gjyqtari e ka liruar Dumanin në vitin 2014!

Pra, të gjitha faktet janë aty! Pse nuk vepron prokuroria e SPAK-ut së bashku me superprokurorin Dumani prej dy vitesh?!?

Ndërkohë, për gazetarin Elton Qyno, prokuroria caktoi masë sigurie dhe nisi hetime ndaj tij pa asnjë provë konkrete (si në rastin e lirimit të Nuredin Dumanit). Prokuroria jo vetëm që i nisi hetimet, por kontrolloi banesën e tij, sekuestroi materialet e punës dhe i caktoi masë sigurie thjesht mbi disa biseda të të tretëve që flisnin për gazetarin Qyno!

Pra, asnjë provë konkrete, si rasti i “vrasësit me pagesë”, vetëm thashetheme për rastin Qyno! Pse ky standard i dyfishtë nga superprokurori? Çfarë kishte gazetari Qyno që i prishi punë superprokurorit Dumani e miqve të tij?! #Meqë ra fjala, Gjykata e Posaçme e Apelit e shfuqizoi masën e sigurimit për gazetarin Elton Qyno!

Pra, e hoqi plotësisht masën e sigurimit, duke nxjerrë bllof superprokurorin dhe gjyqtaren që i kishin caktuar atë masë për gazetarin Qyno në mënyrë të nxituar. Fatkeqësisht, disa kolegë, portale e media nuk e publikuan lajmin për heqjen e masës së sigurimit për gazetarin Elton Qynon, për shkak të servilizmit ndaj shefit të SPAK-ut! E kur u caktua kjo masë e shfuqizuar tashmë fërkonin duart! Turp!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit