Mesfushori shqiptar Kevis Gjeçi ka shkruar një kapitull historik në Kupën e Francës, pasi shënoi një gol fantastik pas vetëm 3 minutash lojë në ndeshjen që Espaly, ekipi i tij, luajti kundër PSG-së.
Gjeçi realizoi golin me kokë, duke shfrytëzuar një krosim të saktë nga Mezaber.
Ky moment i shkëlqyer shënon një arritje të veçantë për lojtarin, i cili ka luajtur më herët për Sopotin në Shqipëri.