-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kunata e Olta Xhaçkës pezullon kompaninë e “investimit strategjik”

Kryesoret

Vënia në sekuestro prenventive nga SPAK, e një sipërfaqe toke prej 5512 m2 në Gjilekë të Himarës, ku është marrë leja për ndërtimin e kompleksit turistik nga ish-zyrtari i PS, Artan Gaçi, ka sjellë pezullimin e aktivitet tregtar të kompanisë “AGTCC Hotel Management”.

Vendimi për pezullimin e aktivitetit, sipas këtij dokumenti mësohet se është marë 1 vit pasi SPAK, bllokoi pronën në hipotekën e Vlorës, ku rrjedhimisht kjo vendimarje e prokurorisë së posaçme, solli dhe pezullimin e punimeve në teren.

Tre muaj më parë, në 1 Tetor 2024, kompania “AGTCC Hotel Management”, e themeluar në muajin qershor 2021, ka paraqitur kërkesën pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, duke kërkuar vullnetarisht pezullimin e aktivitetit të saj, pa përcaktuar një afat kohor.

Kompania “AGTCC Hotel Management”, rezulton e lidhur ngushtësisht me Artan Gaçin dhe është përfituese direkte e një leje ndërtimi si investitore strategjike për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në zonën e Dhërmiut.

Biznesmeni dhe ish-deputeti Artan Gaçi, njëkohësisht bashkëshort i ish-ministres së Mbrojtjes dhe aktualisht ligjvënëse socialiste, deklaroi publikisht se “AGTCC Hotel Management” ishte një shoqëri amerikane me shumë përvojë në menaxhimin e resorteve turistike.

Por, të dhënat e siguruara zbuluan se shoqëria nuk kishte asnjë lloj përvoje të mëparshme dhe, për më tepër, pronarja e kësaj kompanie të regjistruar në Shqipëri ishte partnerja e vëllait të Olta Xhaçkës, shtetësja Tauni Lin Grizç-Suton.

Nga ana tjetër edhe kompania e Artan Gaçit, “AG. TCC”, që prej 4 Tetorit 2024 është vendosur në masë sigurimi për detyrime tatimore të papaguara.

Dosja e pronësisë së truallit, mbi të cilin është dhënë leja për ndërtimin e resortit të Artan Gaçit është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Më herët, SPAK-u ka vendosur nën sekuestro pronën, si edhe ka arrestuar duke marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, nën akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë deri në këtë fazë ku ndodhet çështja, Prokuroria e Posaçme nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj Artan Gaçit apo Olta Xhaçkës, përveçse ka marrë deklarimet e tyre./Ora News

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit