-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Reçanit, Basha: Dëshmi për drejtësi dhe liri

Kryesoret

Kreu i Demokratëvee Euroatlantikë Lulzim Basha ka përkujtuar 26-vjetorin e Masakrës së Reçanit.

Basha shprehet se reçaku është dhe mbetet dimboli i sakrificës së jashtëzakonshme të një populli që luftoi për dinjitet dhe vetëvendosje. Ai shpreh mirënjohje të thellë për ambasadorin William G.Walker, i cili tregoi botës për atë që ndodhte nën regjimin e Millosheviçit në Kosovë.

“Sot, Reçaku është dhe do të mbetet simboli i sakrificës së jashtëzakonshme të një populli që luftoi për dinjitet dhe vetëvendosje, si dhe një dëshmi e nevojës së vazhdueshme për drejtësi dhe ballafaqim me të vërtetën.

Drejtësia për Reçakun, ashtu si edhe për të gjitha krimet mizore kundër popullsisë civile në Kosovë, është thelbësore për të shëruar plagët e së shkuarës, që vijojnë të sëmbojnë për shkak të mohimit të tyre.

Mirënjohje e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Ambasadorit William G. Walker, i cili, si Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i tregoi botës mbarë, se ajo që po ndodhte nën regjimin e Millosheviçit në Kosovë ishte spastrim etnik, ndërsa me librin e tij “Reçak: Historia e një krimi lufte”, ia dorëzoi historisë aktet barbare ndaj civilëve shqiptarë, duke e bërë të pamundur që ato të harrohen dhe përsëriten.

I paharruar kujtimi i martirëve të Reçakut!”, shprehet Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit