Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5 vite burg ish kreun e njësisë administrative Ungrej, Gëzim Kola.
Ai akzohet për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. Gëzim Kola ndodhet ende në kërkim dhe gjykimi u bë në mungesë të tij.
Sipas dosjes hetimore, ai është përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të drogës në zonën malore të Ungrejt.