-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Disa mëri ende nuk janë harruar, por synimi është të mundim regjimin

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për situatën brenda partisë dhe sfidat që paraqiten në prag të fushatës zgjedhore.

“Akoma nuk është përcaktuar data, janë duke u diskutuar modalitetet. Ajo që është e rëndësishme është se çdo njeri, në forcën tonë politike dhe ne opozite duhet te shohë me shume përtej vetes”, tha Noka.

Ai ka theksuar se primaret, procesi i zgjedhjes së kandidatëve, janë ende pa një datë të caktuar dhe mund të rrezikojnë ekuilibrin brenda PD-së, duke përmendur edhe plagët e luftës së brendshme që nuk janë shëruar plotësisht.

“Bashkimi ka dhënë rezultatin e vet ka krijuar frymën dhe besimin por ka individë që akoma brenda përbrenda nesh mërite dhe inatet nuk i harrojnë kaq lehtë, por demokratët kanë një gjë. Synimi i tyre është te përballemi me regjimin dhe ta mundim atë”, shtoi deputeti Noka.

Flamur Noka: Ilir Meta është aleati ynë kryesor, pa as me të voglin diskutim është i pari që do te konsiderohet kur të përfundojmë negociatën për te qen ne listën tonë.

Pyetje: Në listë të sigurt Ilir meta ?

Flamu Noka: Pa as më të voglin diskutim.

Opozita do të garojë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e pranverës, duke u udhëhequr nga Partia Demokratike. Numri dy i PD-së konfirmoi se aleatët do të renditen në listë sipas peshës elektorale që ata kanë pasur në zgjedhjet e kaluara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit