Një delegacion i ODIHRNjë delegacion nga zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) zhvilloi një Mision të Vlerësimit të Nevojave (NAM) në Shqipëri nga data 3 deri më 6 dhjetor 2024.
Për të monitoruar zgjdhjet e 11 maj do të vijnë në Shqipëri 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër.
Misioni i tyre është monitorimi i procedurave të ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e votave dhe përmbledhjen e rezultateve. Në përputhje me metodologjinë standarde të ODIHR-it, EOM do të përfshijë edhe një element monitorimi të mediave.
“Shumë prej palëve të interesuara nënvizuan rëndësinë e vëzhgimit të periudhës para ditës së zgjedhjeve, veçanërisht sa i përket përdorimit të resurseve shtetërore dhe ndikimit të mundshëm në një fushë loje të barabartë. Ata identifikuan aspekte që kërkojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë administratën zgjedhore, përdorimin e teknologjive të reja, fushatën dhe mbulimin mediatik, financimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.
Bazuar në këto konsiderata, ODIHR rekomandon dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Përveç një ekipi të specializuar ekspertësh, ODIHR rekomandon dërgimin e 26 vëzhguesve afatgjatë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të monitoruar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe përmbledhjen e rezultateve.
Sipas metodologjisë standarde të ODIHR, misioni do të përfshijë gjithashtu një element të monitorimit të mediave”, thuhet ndër të tjera në raport.