Portieri i Kombëtares shqiptare, Simon Simoni, ka ndryshuar sërish klub dhe është huazuar te FC Kaiserslautern, ekip i Bundesligës 2. 20-vjeçari kalon nga Eintracht Frankfurt, ekip i Bundesligës 1, në këtë klub, pas një huazimi të mëparshëm te FC Ingolstadt.
Simoni është i lumtur për mundësinë e re dhe shprehet se kjo eksperiencë do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e tij.
Drejtori i FCK, Thomas Hengen, e ka vlerësuar si një portier të talentuar me eksperiencë të lartë për moshën e tij.