Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka përkujtuar protestën e parë antikomuniste të 14 janarit 1990. Boçi shprehet se kjo tentaivë ishte pikënisje e shëmbjes së diktaturës më të egër në të gjithë Evropën.
Ai thekson se duhet të ndalet kjo diktaturë që po sundon vendin dhe të sillet shpresa në Shkodër dhe në Shqipëri.
“14 janari do i paraprinte lëvizjeve të njëpasnjëshme që kulmuan deri në rrëzimin e diktaturës komuniste dhe instalimin e pluralizmit politik dhe të demokracisë në vend.
Sot më shumë se kurrë nën shembullin e 14 janarit të rinjt e të rejat e këtij vendi duhet t’i thonë ‘ndal’ kësaj diktature që po sundon vendin.
Të sjellin shpresën e Shkodrës dhe të Shqipërisë, të rrëzojnë regjimin e Ramës dhe hajdutëve të Tij dhe të zgjedhin Partinë Demokratike si e vetmja forcë që do çojë përpara reformat e rëndësishme dhe do nxjerrë nga varfëria shqiptarët e lodhur prej 12 vitesh.”, shprehet Boçi.