Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një shkëmbim të të burgosurve të luftës, ku secila palë ka liruar nga 25 të burgosur. Ky shkëmbim është realizuar me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Të burgosurit rusë janë dërguar në Bjellorusi për vlerësim mjekësor dhe do të kthehen në Moskë, ndërsa ende nuk ka informacione për vendndodhjen e të burgosurve ukrainas.
Ky është një tjetër shkëmbim i tillë mes dy palëve gjatë luftës.