Glen Goleci, një shqiptar 27-vjeçar, është arrestuar nga autoritetet britanike në Londër, pasi u sekuestruan 8 kilogramë kokainë dhe 200,000 £ cash.
Arrestimi i tij u realizua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Metropolitane, në Brentford High Street. Gjatë kontrollit, policia gjeti 2 kilogramë kokainë dhe 50,000 £ cash në automjetin e Golecit, ndërsa në apartamentin e tij u gjetën 6 kilogramë kokainë dhe 150,000 £ cash.
Goleci është akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash dhe do të paraqitet për herë të dytë në gjykatë më 6 shkurt.