-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Pëveç aboneve falas do të bëjmë edhe Kartën e Pensionistit

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Velaij në takimim me pensionistët u shpreh se përveç aboneve po mendojnë për hapin tjetër.

Veliaj tha se hapi tjetër është Karta e Pensionistit, e cila do të funksionojë njësoj si Karta e Studentit. Ai u shpreh se përveç abonesë falas pensionistët e Tiranës do të përfitojnë edhe nga skemat sociale të bashkisë, siç është veshja falas me kapotë të pallatit të tyre.

“Ashtu siç kemi bërë me Kartën e Studentit, me të cilën nuk japim vetëm abonenë e përgjithshme falas për studentët apo paguajmë gjysmën e tarifës së konviktit nga bashkia, por jepen edhe mbi 1500 shërbime me ulje. Mendoj se ka ardhur koha që, si qytet të prodhojmë Kartën e Pensionistit, e cila do të jetë një kartë për rezidentët e Tiranës, pasi rimbursojmë shërbime vetëm për qytetarë të Tiranës, por mund të kthehet edhe në një model për qytetet e tjera. Ne kemi një politikë ku, për familjet e pensionistëve pagesën për veshjen me kapotë të pallatit apo riparimet të tjera, e paguan bashkia; kjo mund të përfshijë edhe vënien e një ashensori, disa të tjerë kanë pasur nevojë të vendosin panele diellore, etj. Fakti se për pensionistët e paguan bashkia këtë kontribut, duhet t’I inkurajojë që të aplikojnë sepse kështu ulet edhe fatura e energjisë, dhe përveç uljes që bëri qeveria, është një tjetër ulje që vjen nga shpenzimi i pakët i një pallati me eficencë energjetike”, tha Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit