Presidenti Bajram Begaj në platformën X ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
Begaj shprehet se kjo shënon fundin e më shumë se 15 muajve konflikte. Ai vlerëson përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve.
“Përshëndes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon.”, shkruan Presidenti Begaj.