Komisioni Evropian ka aprovuar një buxhet prej 1.87 miliardë eurosh për ndihmat humanitare gjatë vitit 2025, që do të ndihmojnë më shumë se 300 milionë njerëz në nevojë.
Komisionerja për Menaxhimin e Krizave, Haja Lahbib, theksoi se BE-ja mbetet një donator kryesor për krizave ndërkombëtare, me fokus në rajone si Lindja e Mesme (Gaza dhe Siria), Afrika, Amerika Latine, Karaibe dhe Azia.
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, shpalli se ky buxhet do të rritet në 1.9 miliardë euro për vitin 2025, dhe ndihmat do të shpërndahen përmes organizatave ndërkombëtare dhe agjencive të specializuara të OKB-së.