Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një nga kandidatet për deputete të Lidhjes Demokratike e Kosovës e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti me liderin nazist të Gjermanisë Adolf Hitler.
“PZAP ka pranuar një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilën thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin”, thuhet në njoftim.
Sipas vendimit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 15 ditë afat që ta paguajë gjobën.