Ditën e mërkurë u arrestuan shtatë shqiptarë në rajonin e Galicias në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Garda Civile spanjolle.
Sipas operacioneve spanjolle në operacionin në zonën Rego do Alcalde u sekuestrua një gomone e fuishme me tre motorë dhe një sasi kokaine ende e pa peshuar. Gjithashtu janë gjetur edhe pako me drogë dhe materiale të tjera që lidhen em aktivitetet e trafikut të drogës.
Mediat lokale raportojnë se shqiptarët e arrestuar gjithashtu kanë lidhje me një anije peshkimi të kapur në vitin 2023, e cila transportonte 7.500 kilogramë kokainë.